Korçë, rritet frikshëm fenomeni i vetëvrasjes
Korçë-Në rajonin e Korçës fenomeni i vetevrasjes është shtuar ndjeshëm.Vetëm gjatë vitit 2008 janë regjistruar mbi 60 raste të tilla, ku 10 prej tyre humben jeten.
Mësohet se rastet shënohen më shumë ndër të rinj ç’ka e rëndon më shumë situatën, duke nxjerr në pah një tjetër problem social, gjendjen depresioni që egziston ndër të rinj. Rastet më të prekshme janë vërejtur në fillim të këtij viti kur një nxënës në vitin e tretë të shkollës së mesme Bilisht i dha fund jetës pas një zënke me mësuesin. Ndërkohë që fund jetës i ka dhënë edhe një pedagog në universitetin F.Noli ne Korce.
Por edhe mbasditen e sotme është regjistruar një tjetër tentativë vetëvrasjeje, kur një adoleshente me inicialet K.D 16-vjeç nga Pojani ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë një sasi preparati kimik që përdoret në bujqësi. Por fatmirësisht në shtëpi vajza është parë nga prindërit kur ka rënë në gjendje të fikët, të cilët menjëherë e kanë nisur në spitalin e Korçës.Vetëm pas ndërhyrjeve intensive të bluzave të bardha është bërë i mundur kurimi i saj.