E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, nëna rrëmben djalin në shkollë

Vlorë-Një fëmijë i klasës së parë është rrëmbyer forcërisht nga oborri i shkollës, ndërsa rastin e bën më të cuditshëm autorësia. Ka qenë pikërisht nëna e fëmijës, e cila është rikthyer pas disa vitesh të fëmija i saj, duke vepruar ndaj tij forcërisht.

 Skena e ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Teli Ndini”, e cila i ka ngjarë më tepër një sekuence të dhimbshme telenovele, ka tërhequr vëmendjen e shkollarëve, apo edhe personave të tjerë që kanë rastisur në orët e paradites në zonën pranë kësaj shkolle.

Mësuesja e klasës së parë Edlira Lamaj, shpjegon se fëmija ishte në kujdestarinë e të atit, njerëz të së cilit e kanë sinjalizuar se e ëma ka siguruar dokumente false për të marrë fëmijën në Itali. “E kam patur nën kujdes, madje kisha porositur dhe rojen e shkollës për të, tregon mësuesja. Sot fëmijës i ka ardhur në klasë e ëma dhe ka kërkuar të flasë me të birin, teksa ky i fundit e ka pritur shumë ashpër.

Nëna ka bërë më pas me dije qëllimin dhe fëmija nga frika ka dalë për ti shpëtuar rrëmbimit. Tre burra dhe nëna e vet kanë tentuar ta futin fëmijën në makinë, por janë ndjekur nga mësuesja dhe të tjerë persona që kanë ardhur në ndihmë. 7 vjeçari është risjellë në shkollë, dhe pas kësaj janë lajmëruar të afërm të tij si dhe policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›