Urgjenca plot me adoleshentë të dehur
Vlorë- Ajo që ndër shkolla flitet me rezerva, përdorim alkoli e aq më tepër narkotike, pohohet me zë të larta nga mjekët. Shefi i repartit të Urgjencës në spitalin rajonal të Vlorës, Theodhori Muço, pohon se janë të shumtë adoleshentët dhe studentët që vijnë në gjendje të dehur për të marrë ndihmën e parë.
“Kohët e fundit pacientë që paraqiten në gjendje të dehur apo të droguar janë shtua, aq sa tashmë është kthyer në fenomen”, tha mjeku Theodhori Muço, shef i Urgjencës. Ndërsa shtoi se “ka mbrëmje e sidomos në orët e darkës kur këtu mund të vijnë edhe dy ose tre raste me gjendje të dehur, të cilët mund ti identifikosh njësoj me të droguar”. Mjekët pohojnë se e kanë shumë të vështirë të dallojnë edhe përzjerjen që kanë marrë të rinjtë apo adoleshentët, kategori kjo që e bën fenomenin edhe më shqetësues. Ata nuk tregojnë cfarë kanë përdorur, ndërsa për kurimin e një kategorie të tillë mungojnë repartet e specializuar, duke e bërë urgjencën repartin e vetëm pritës.
Rasti më ifundit ishte ai i një djali dhe një vajze, të dy 17-vjeçar, që kishin konsumuar përzierës narkotikësh dhe pije, për të cilët mjekët nuk bëjnë me dije detaje, veç faktit inicialeve të tyre, L.H dhe J.M, si dhe faktit tjetër që ishin në gjendje të rëndë.
Sipas personelit të repartit të urgjencës, fenomeni është thuajse përditë i pranishëm, me 3 deri në 4 persona në ditë.