Denoncon të dashurin: Më nxorri në rrugë
Berat- Shtetasi Saimir Hoxha, mbi të cilin ka filluar procedimi me masë sigurie “arrest në burg” do të hetohet për veprën penale të ”shfrytëzimit për qëllime prostitucioni”. Akuzë kjo e ngritur nga shtetsja E. Z.
Nga denoncimi i vajzës mësohet se Saimiri ka bashkëjetuar me të në vitin 2003 në shtetin francez dhe pas tre muajsh e nxjerr në rrugë për prostitucion. Enkelejda tregon se në fillim e ka kundërshtuar tutorin e saj, por nuk ka pasur rrugë tjetër pasi ai e torturone dhe ushtronte dhunë fizike mbi të. Ajo ka kryer këtë zanat për rreth tre muaj në Francë dhe më pasë ushtrimin e prostuticionit 25-vjeçarja e ka vazhduar për disa muaj të tjerë në Itali. Këtë fakt e ka bërë të ditur dhe prokurori Xhemal Salia, i cili u shpreh se në ngarkim të Saimir Hoxhës ka filluar procedimi me numër 271 të datës 9 korrik të këtij viti, dhe dje gjykata, vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kjo nuk është hera e parë që shtetasi Sajmir Hoxha përballet me drejtësinë. Denoncimi i 25 vjeçares nga Berati ka rikthyher në vëmendjen e prokurorëve të Beratit tek emri i tij. Para disa vites Hoxha akuzohej se kishte vrarë bashkëshorten, Violeta Hoxha nga ky qytet. Kjo e fundit u gjet e vrarë në Francë ndërsa bashkëjetonte me Hoxhën. Ka qënë nëna e Violetës, Minushe Meleqi, e cila hodhi dyshimet e para dhe akuzoi Hoxhën si vrasës së të bijës. Por pas hetimeve të organit të akuzës në Francë, por dhe atij të qytetit të Beratit, fajtor i vrasjes ishte një shtetas frances i cili edhe u dënua nga gjykata franceze.
Por, duket se Hoxha nuk do të qëndrojë për shumë kohë larg hetimeve. Pasi u përjashtua nga hetimet në lidhje me vrasjen e bashkëshortes, ai do të përballet tashmë me një tjetër akuzë të ngritur nga vajza me të cilën bashkëjetonte. Prokuroria pasi mori denoncimin e vajzës dhe nisi hetimet ndaj Hoxhës. Pas disa muaj hetimesh në lidhje me akuzën çështja mbriti pranë organit të gjykimit. Ky organ mësohet se pranoi dje kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë me “arrest me burg në mungesë” për veprën penale të “shfrytëzimit për qëllime prostitucioni”.