Korce sherr me thika vritet 24-vjecari

Një grindje mes të rinjsh është regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Korcës, e cila për fat të keq ka përfunduar me vdekjen e një 24-vjecari.
Mësohet se, sherri ka nisur në një sallë lojrash fati dhe ka vijuar jashtë saj, ku një grup të rinjsh janë grindur duke përdorur armë të ftohta.
Për pasojë, njëri prej tyre ka goditur disa herë me thikë duke i marrë jetën 24-vjecarit Dorian Kocaqi, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Fan Noli”. Për zbardhjen e rrethanave të saj dhe për kapjen e autorit VrasjeNjë javë e mbushur me vrasje Vritet me sende të forta 65-vjecari Lezhë, horror në Gjykatë po hetojnë agjentët e anti-krimit.
Një javë e mbushur me vrasje
Java që sapo kaloi tronditi opinionin publik në vend për një sërë krimesh të renda, duke lënë të kuptohet që rendi cënohet shpesh nga valë sporadike dhune, pavarësisht se shumë pak prej ngjarjeve kanë qenë me paramendim.
Eksplozivët, cka janë kthyer në një mjet terrori për të kryer kërcenime shoqëruan mëngjesin dhe mesnatën e së mërkurës në Bulqizë e Shkodër.
Një kambist i mbijetoi vdekjes pas një eksplozivi të telekomanduar në automjetin e tij, falë edhe ndihmës se shpejtë që iu dha. Automjeti shpërtheu në ecje e sipër duke futur në panik kalimtarët.
Ndërsa biznesi i kromit pati të tjera zhvillime në Bulqizë, por këtë radhë, duke kërcënuar familjen Durici të tërhiqet nga tregu. Për këtë u vu një sasi e madhe tritoli në derën e shtëpisë së saj.
Mesjava do të regjistronte ngjarjen më të rëndë. Konflikt i armatosur brenda në ambientet e gjykatës.
Gjashtë persona përfshihen në një konflikt me armë, edhe pse ndodheshin në ato zyra, ku kontrolli ndaj metaleve të cfarëdoshme, qoftë edhe celularëve praktikisht duhet të jetë më i rrepti.
Por salla ku zhvillohej gjyqi u mbush e gjitha me gjak në një proces gjyqësor që duhet të vendoste drejtësinë se kujt i takonte toka.
Në Tiranë, një 33-vjecar, edhe pse nuk i kishte dhënë gjysmat e parave të apartamentit pronarëve, i qëlloi të dy ata me pistoletë në zemër duke lënë njërin prej tyre të vdekur.
Në Berat dy grupe rivale shkëmbyen zjarr në rrugë sikur të ishin në sheshin e xhirimit të filmave western. Ngjarja vinte pas ekzekutimit të një 33-vjecari pranë një qendre interneti.
Në regjistrat e policisë janë regjistruar gjatë kësaj jave edhe ngjarje më të lehta, si grabitje të armatosura e plagosje të rënda, të cilat në total nuk janë në të njëjtën mendje me atë të drejtorit të përgjithshëm të policisë apo të ministrit të Brendshëm se, 2011-ta është një vit ku rendi dhe siguria nuk është cënuar asnjë sekondë. Viti po regjistron statistika edhe më të renda se ai i shkuari.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Krujë, digjet fabrika
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një fabrikë të prodhimit të sfungjerëve në afërsi të qytetit të Krujës. “Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar tre ekspertëve të caktuar nga Gjykata e Lartë provën filmike të videos Meta-Prifti, për të filluar ekspertizën. Pretenca për tragjedinë e Gërdecit
Katër prokurorët e cështjes “Gërdeci” nisën leximin e volumit 500 faqësh të pretencës ndaj 29 të pandehurve, nga tavolina ku ulen gjithmonë, të kthyer tashmë në bastionin e organit të akuzës përgjatë këtij procesi të nisur gati tre vjet më parë. Sarandë, ndalet trafikimi i drogës
Policia e Sarandës ka sekuestruar 69 kilogram drogë të llojit kanabis sativa në afërsi të fshatit Xarrë. Historia e një krimi shtetëror
Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar të vlefshëm mandatin e arrestimit lëshuar nga gjykata e krimeve të rënda për Ilir Kumbaron nuk është gjë tjetër veçse një zhbllokim i procedurave të ekstradimit në Londër.
Lajmet kryesore
Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Presidenti: Institucionet të merren me integrimin
“Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Pretenca për tragjedinë e Gërdecit
Mustafa Nano: Mazhoranca, frikë nga një parti e Topit
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave