Mustafa Nano Mazhoranca frike nga nje parti e Topit

Debati i zgjatur personal midis Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, u vendos në qendër të debatit të një paneli të përbërë nga ish-Ministri Besnik Mustafai, analisti Mustafa Nano dhe politikani Aleksandër Biberaj.
Topi-Topalli, çështje personale apo institucionale?
Duke iu përgjigjur pyetjes në përplasja Topi-Topalli është një çështje personale apo institucionale, Zoti Mustafai vendosi theksin tek “rreziku që vjen nga protagonizmi i tepruar. E keqja e këtij protagonizmi është se shkon në dëm të institucioneve dhe është i dëmshëm për themelet e demokracisë. . Në plan të parë vihet institicioni dhe në plan të dytë lideri, por në Shqipëri është e kundërta dhe liderat dalin e flasin në emër të tyre, jo në emër të institucionit që përfaqësojnë”.
Duke vazhduar idenë, Nano shtoi se: “Në Shqipëri kanë ndodhur edhe gjëra më të rënda përsa i përket mungesës së respektit midis institicioneve. Më shumë se një herë kam folur për luftë civile mes institicioneve. Këtu brenda ka një teprim gazetaresk, por edhe një të vërtetë të madhe, ajo që më shumë se të bashkëpunojnë, institicionet duket sikur duan të ballafaqohen me njëra-tjetrën. Megjithatë, në 21 janar, përplasja e Kryeministrisë me Prokurorinë është edhe më e rëndë se ky ballafaqim i ri”.
Nga ana e tij, Biberaj lëshoi akuza të rënda ndaj Kryetares së Parlamentit, duke thënë se “nuk është hera e parë që Topalli nuk ka respekt ndaj figurave të tjera të zgjedhura të shtetit, qoftë presidenti apo deputetë. Këtu vlen edhe diskutimi i formimit, etikës, edukatës dhe kulturës së saj. Megjithatë, reagimi i spikeres së Parlamentit ishte i turpshëm, ndërsa mbrojtja e Topit më se normale dhe e arsyeshme”.
Nano: Mazhoranca, frikë nga një parti e Topit
“Mazhoranca është e shqetësuar pasi ka filluar të shikojë Bamir Topin si një kundërshtar të mundshëm politik, si themelues i një partie që mund t’a përçajë keq të djathtën dhe të çojë ujë në mullirin e opozitës”, hipotezon Nano, që gjithsesi tregohet i kujdesshëm për të mos nënkuptuar gjëra që nuk e di. “Nuk di asgjë që të tjerët nuk e dinë, por kjo është logjika që unë nxjerr duke menduar se përse ekziston kjo fobi ndaj presidentit dhe kjo fushatë e egër e figurave më të karta të PD-së ndaj tij, duke nisur që nga Kryeministri Berisha. Vetëm në këtë mënyrë mund ta shpjegoj nervozizmin. Frika e tyre më duket shumë e madhe pa patur asgjë poshtë. Megjithatë, kjo nuk justifikon asnjë sulm ndaj presidentit dhe institucioneve”.
Duke qëndruar në këtë çështje, Mustafai u shpreh se e ka të vështirë të imagjinojë Topin që të luajë rolin e opozitës. “Ai ka deklaruar se do të qëndrojë djathtas dhe do të mbetet në politikë. Më duket një deklaratë shumë e rëndësishme e tij, sidomos pjesa që do të qëndrojë në politikë. Megjithatë, duke e njohur mirë si personazh prej 20 vitesh, e di që Topi nuk bën asgjë për inat dhe që është e gabuar mendësia se ai do të formojë një parti për të sjellë opozitën në pushtet. Me statusin e PD-së, ai nuk mund të përjashtohet nga partia sa të jetë jeta dhe mendoj se ai ka mundësinë që ta reformonte të djathtën shqiptare”.
Mustafai: Akuzat ndaj Topit? Mbrojtja e ekzagjeruar
Duke folur rreth akuzave të përsëritura që Topalli lëshoi ndaj Presidentit të Republikës, Mustafai ndau mendimin e tij me publikun duke thënë se mbrojtja e Topit ishte e arsyeshme, por e tepruar. “Çdo president duhet të përgjigjej ndaj akuzave që e shpallin si celulë anti-europiane. Nëse Topi do të kishte heshtur pas një akuze të tillë, kjo do të kishte qenë shumë e rëndë. Megjithatë, ndërsa përligj reagimin e parë të presidentit, që i bëri të gjithëve të qartë që duhet të kenë kujdes kur i drejtohen atij si institucion, mendoj që ai nuk duhet ta kishte lejuar veten që të futej në një spirale akuzash dhe kundërakuzash. Nuk i takon Presidentit të Republikës që t’I përgjigjet të gjitha akuzave që i drejtojnë”.
Refuzimi i bisedimeve nga BE, faji i kujt?
“Kjo është jeta parlamentare në Shqipëri, agresive deri në humbjen e logjikës. Personalisht, e kam të pamundur të shoh në televizor se çfarë ndodh në parlament, është ofenduese për një qytetar shqiptar. I marr informacionet nga gazetat, të paktën atje gjuha e përdorur është e zgjedhur”, shprehet Nano, në lidhje me çështjen e statusit. “Mos harrojmë që jemi ende vendi i vetëm në Ballkan që ende s’ka mundur të realizojë një palë zgjedhje të vlefshme. Nga ana tjetër, nëse do të na kishte pranuar BE, atëherë do të kishte qenë si të marrësh një provim duke kopiuar, sepse duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe që nuk e meritojmë. Më kujtohet antarësimi që ndodhi në NATO. Të gjithë meritën e morri maxhoranca, ndërsa festimet shkuan me javë. Tani që për të dytin vit radhazi refuzohemi, e paska fajin vetëm opozita? Epo nëse ajo është kaq e zonja sa të bllokojë, bëj zgjedhje dhe çblloku situatën”, sugjeroi Nano. “Ju garantoj se europianët e shohin me sy të rëndë braktisjen e Kuvendit, por kjo është vetëm njëra nga minuset dhe përgjegjësinë më të madhe e ka mazhoranca”.
Ndërsa Mustafai përdori tone të njëjta në shpjegimin e refuzimit të radhës nga BE, Biberaj e cilësoi veton kundër nisjes së bisedimeve për të dytin vit radhazi si “një dështim të klasës politike si një e tërë. Nga ana tjetër, unë kam një bindje që askush nuk e do integrimin këtu. Nëse do të integrohemi, atëherë do të jemi nën kontrollin e BE-së, korrupsioni nuk mund të jetë më i njëjti, kushtetuta nuk mund të mos respektohet siç bëhet sot dhe punonjësi i administratës nuk mund të flaket nga puna si të ketë dëshirë Ministri i ri”.
Mbi të njëjtën çështje, Mustafai u rikthye duke sjellë një shembull nga koha kur ai ishte në qeveri. “Unë isha Ministër kur në 2006-n nisi fushata për pavarësinë e Malit të Zi. Atëherë, shtete të fuqishme europiane, na kërkuan mendim si fqinj, nëse Mali i Zi kishte kapacitete për t’u qeverisur vetëm. Imagjinoni, ky shtet që ka vetëm pesë vjet dhe që nga BE-ja nuk dihej nëse do të funksiononte, sot na lë pas dhe hap bisedimet përpara nesh”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Objekt nderimi i vizitës së presidentit Bamir Topi në Kucovë ishte inxhinieri polak Stanisllav Zuber. Profesor Zuber kontribuoi në vendin tonë nga viti 1927 deri në vitin 1947. Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë herë me dyer të mbyllura, mësohet se ka patur fokus të vecantë tek ligji i mbetjeve, i kthyer në Kuvend nga presidenti Topi. PS, kërkesë Topallit: Masa për Berishën
Deputetët socialistë të Tiranës i kërkojnë kryetares së Kuvendit marrjen e masës disiplinore ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke e perjashtuar nga pjesëmarrja në seancat plenare për 15 ditë, pas fyerjeve dhe kërcënimeve që Berisha bëri ndaj deputetit, Sajmir Tahiri. Berisha: Të bëjmë reformën zgjedhore
Kryeministri Sali Berisha sërish ka ftuar kreun e opozitës Edi Rama, që në vend të paketës me 10 pika, të propozuara prej tij, të diskutojne dhe të bien dakort për reformën zgjedhore dhe reformimin e rregullores së kuvendit sipas standardeve të Parlamentit Europian, pasi cështjet e tjera, sipas kryeministrit janë të zgjidhura me Kushtetuten e vendit. Sequi: Preferoj gjuhën e BE-së
Nga qyteti Shkodrës, aty ku vijoi përplasja e deklaratave mes drejtuesve të lartë të institucioneve shtetërore si Presidenca dhe Kuvendi i Shqipërise, ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ju ka kujtuar politikaneve shqiptare se ai preferon gjuhen e Bashkimit Europian.
Lajmet kryesore
Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Presidenti: Institucionet të merren me integrimin
“Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Pretenca për tragjedinë e Gërdecit
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave