Korçë, shiu dhe breshri dëmtojnë të mbjellat
Gjate ditëve të fundit rajoni i Korçës ka pasur reshje të shumta shiu dhe breshër të shoqëruar dhe me erë. Për pasojë ka pasur shkarje dherash në një nga akset rrugoreKorçë- Voskopojë. Pas kesaj ka ndërhyrë Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve e cila ka bërë të mundur edhe pastrimin. Ndërsa në zonën e Mokrës në rrethin e Pogradecit në komunën e Velçanit, reshjet e shiut dhe breshri kanë krijuar probleme në frutikulturë.