E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia Gustav, vret 70 njerëz në Karaibe, pritet të bëhet uragan

Stuhia tropikale Gustav ka vrarë të paktën 70 persona në Karaibe, ndërkohë që mediat kanë njoftuar se ajo po i afrohet New Orleansit dhe Gjirit të Meksikos. Kur stuhia Gustav goditi Karaibet, në Oqeanin Atlantik u formua stuhia tropikale Hanna me 65 kilometra në orë. Kjo stuhi kërcënon Bahamas dhe Florida. Por sipas parashikimeve kjo stuhi pritet te kthehet ne nje uragan te fuqishem ne ditet ne vazhdim.

Kompanitë e energjisë kanë qenë të shqetësuara nga këto stuhi pasi në gjirin e Meksikos shpërndahet nafta dhe gazi në shumicën e vendeve të botës. Kjo mund të ishte goditja më e madhe që prej sezonit të stuhive të vitit 2005.

Çmimi i naftës u rrit ne mbi 120 dollarë për barrel në tregtimin e ditëve të sotme.

Në mëngjesin e sotmë Gustav ishte 15 milje në perëndim të Kingston, Jamaica – njoftoi qendra e uraganeve. Shpejtësia maksimale e tij sihte 110 kilometra në orë. Parashikuesit kanë thënë se Gustav mund të bëhet uragan ditën e Premte.

Qeveria e Louisianës ka lëshuar alarmin që njerëzit të ikin deri të premten, pasi uragani mund të jetë po aq i fortë sa Katrina vitin e kaluar.

Në Jamaica, dyqanet, zyrat dhe shkollat mbyllën dyert dhe autoritetet njoftuan që njerëzit të rrinin në shtëpi.

Gustav është stuhia e parë serioze në Atlantik që nga viti 2005, kur uragani shkatërroi 4000 platforma të energjisë dhe qindra naftësjellëse në Gjirin e Meksikës. Atëherë stuhia vrau mbi 1500 persona dhe shkaktoi 80 miliardë dollarë dëme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›