E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, shtyhet sërisht gjyqi për skandalin e Boboshticës

KORÇË- Shtyhet sërish gjyqi për cështjen Boboshtica. Shkak është bërë edhe këtë herë mungesa e njërit prej të akuzuarve për këtë cështje, Alqi Koroveshi, i cili nuk është paraqitur as në këtë seancë.

Kujtojme se Koroveshi ka qënë punëtori që ka kryer punimet në varrezat e Boboshticës, për hedhjen e platformës prej betoni për memorialin grek. Pas kërkesës së organit të akuzës, gjykata e Korcës ka vendosur që këtë herë njoftimi i të akuzuarit Koroveshi të bëhet me anë të një oficeri të policisë gjyqësore.

Te pranishëm kanë qenë 2 të akuzuarit e tjerë, kreu i Omonias për rajonin e Korcës Naum Disho, si dhe punëtori tjetër Luan Zaçe. Deri tani nuk është zhvilluaar asnjë seancë e rregullt për zbardhjen e kësaj cështjeje.

Mbi të pandehurit rëndon akuza e dhunimit të varreve dhe e ndërtimit në mënyrë të paligjshme. Seanca e radhës, është shtyrë për në datën 23 mars.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›