Tropojë, moti keq lë pa energji 3 komuna
TROPOJË- Erërat e forta dhe temperaturat e ulta kanë shkaktuar dëmtime të ndjeshme të rrjetit të furnizimit me energji elektrike në rrethin e Tropojës.
"Që nga dita e djeshme fshatrat e komunave të Lekbibajt, Bujanit dhe Llugajt nuk furnizohen me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të disa shtyllave nga era e fortë".- ka deklaruar nënprefekti i Tropojës, Bujar Hasanpapaj.
Ai bëri të ditur se po punohet për eliminimin e defekteve, me synimin që deri në mbrëmje të rinisë furnizimi i fshatrave me energji elektrike.
Ndërkohë, edhe pse temperaturat janë mjaft të ulta, deri në minus 5 gradë, të gjitha akset kryesore rrugore që lidhin rrethin e Tropojës me pjesën tjetër të vendit janë të kalueshme.
"Nuk kemi asnjë rrugë apo zonë të izoluar, ndonëse në komunat e Lekbibajt e të Margegajt trashësia e dëborës arrin në mbi 30 centimetra":- theksoi tha Hasanpapaj.
Të kalueshme janë edhe akset rrugore që lidhin qendrat e komunave me qytetin e Bajram Currit, ndonëse në disa akse shtresat e akullit vështirësojnë lëvizjen e mjeteve. Është kjo arsyeja që në disa prej tyre si Bajram Curri- Krumë, Fierzë - Lekbibaj dhe Bajram Curri -Valbonë po hidhet kripë e skorje me synim për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve.
(e.m/ata/BalkanWeb)