E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, uji në fshatra me ndotje bakteriale

Korçë- Në shumë fshatra të rajonit të Korçës uji i pijshëm në depo nuk klorinohet, e për pasojë rezulton me ndotje bakteriale. Lajmi bëhet i ditur nga nëndrejtorja teknikee Drejtorisë të Shëndetit Publik, Merita Kroi.

Nga 164 analiza të kryera në rreth 100 prej pikave të ujit të pijshëm, uji ka rezultuar me ndotje bakteriale. Më problematike paraqiten fshatrat Sheqeras, Libonik, Qatrom, Lumalasetj me një popullsi të konsiderueshme.

Edhe pse nuk janë evidentuar raste me pasoja të rënda shëndetësore nga konsumimi i ujit me ndotje bakteriale, një situatë e tillë sipas Kroit përbën shqetësim veçanërisht në këto ditë të nxehta.

Për situatën e krijuar drejtoresha e shëndetit publik, fajëson Shoqërinë Anonime Ujësjellës-Fshat dhe komunat në administrim të të cilave janë ujësjellsat, të cilat nuk kanë marrë masa për klorinimin e ujit .

“Pas kontrolleve të ushtruarajanë vendosur edhe gjoba dhe janë lënë detyra për përmirësimin e situatës”- thotë ajo, ndërkohë që banorët vazhdojnë të konsumojnë një ujë që është jashtë parametrave të lejuar për përdorim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›