Korçë, vetëhelmohet 43-vjeçari, nuk dihet arsyeja

Një 43 -vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
43-vjecari Z.Cenolli ështe dërguar me urgjencë në spital nga të afërmit e tij, por megjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas hetimeve të policisë bëhet e ditur se 43-vjecari kishte konsumuar një mbidozë me medikamente, e cila ka sjellë edhe vdekjen e tij.
Ndërkaq po punohet për gjetjen e shkaqeve që cuan në kryerjen e këtij veprimi nga 43- vjeçari.