Kapet autori i vrasjes së 20-vjeçarit në Durrës

Kapet nga policia e Durrësit shtetasi Mustafa Hyseni ndërsa akuzohej për vrasjen e Arbër Bardhit, 20 vjec.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen 4 në qytetin e Durrësit prapa një kompleksi tregtar, ndërkohë që mësohet se i riu ishte duke ecur në rrugë.
Bardhi u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit ndersa nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra në trup. Policia deklaron se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje.