E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet të vritet kandidati i PD për komunën Dajt

TIRANË- Deputeti i PD për kumunën e Dajtit Besim Kuka ka rrezikuar jetën mbrëmjen e sotme gjatë një konflikti me armë.

Sipas burimeve në vendngjarje Kuka është tentuar të vritet me armë zjarri të tipit shotgun, pas takimit që deputeti ka kryer me stafin e tij në zonën pranë Freskut në kryeqytet.

Mësohet se autori i vrasjes i cili është shtetasi Ylli Hidri është larguar menjëherë nga vendgjarja.

Uniformat blu bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur pas përplasjes së Hidrit dhe deputetit, për motive të cilat ende nuk bëhen të ditura, duke denigruar në të shtëna kundrejt deputetit, i cili ka shpëtuar për mrekulli.

Ndërkohë policia bën me dije se autori i ngjarjes është arrestuar pranë zonës së ish- Kombinatit nga forcat e komisariatit nr 3 në një hark kohor prej 15 minutash.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati ndaj deputetit të PD. Mësohet se policia e ka shoqëruar Hidrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje nga ekspertë në lidhjen me ngjarjen e ndodhur.

Unifromat blu bëjnë me dije se edhe deputeti Kuka është shoqëruar pranë zyrave të kësaj drejtorie për të zbardhur të gjitha detajet e ngarjes së ndodhur, duke ndihmuar në këtë mënyrë forcat e policisë për zbardhjen konfliktit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nuk dihen shumë të dhëna për autorin e vrasjes, por ajo që policia njofton është se Hidri është pronari i linjës së autobuzave të komunës Dajt.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›