Fshati Bago lë pas pasojat e rrëshqitjes së tokës
01/04/2011 Rreth 2 vjet më parë pati shumë të pastrehë
DURRES- Të gjitha familjet që janë dëmtuar nga rrëshqitja masive e kodrës së fshatit Bago të komunës Synej në Kavajë kanë hyrë në shtëpi të reja. Dy vite pas ngjarjes që tërhoqi vëmendjen e qeverisë për shkak të fundosjes së banesave në gropat e mëdha të krijuara në pjerrësinë e kodrës së fshatit pasojat janë lënë pas. Atje, në Bago, 6 km larg nga komuna Synej edhe sot kanë mbetur rrënojat e shtëpive. ka edhe banesë disakatëshe që ka mbetur në këmbë, por aty nuk banojnë me njerëz. Kryetari i komunës së Synej, Përparim Çaça, ka qenë dje tek banorët që kanë ndërtuar shtëpitë e reja me fondet e shtetit pikërisht në ditën e 2-vjetorit të shembjes së shtëpive. Qeveria shqiptare ka dhënë 59.2 milionë lekë për nëntë familjet e dëmtuara, ndërsa komuna ka mbështetur ndërtimin e shtëpive, duke afruar ndihma kryesisht në rregullimin e infrastrukturës rrugore, e cila shërbeu për lehtësimin e dërgimit të materialeve në tokat ku u ndërtuan banesat e reja dy-e trekatëshe. Në saj të një vendimi të qeverisë shqiptare çdo shtëpi e dëmtuar nga rrëshqitja e kodrës është kompensuar me mbështetje financiare për ndërtimin e shtëpisë së re. Tani në vendin e mëparshëm kanë mbetur vetëm rrënojat e disa prej shtëpive të dëmtuara, ndërsa disa të tjera janë fundosur nën kodrën e fshatit. Rrëshqitja ka krijuar një gropë të madhe duke zënë sipërfaqe të konsideruar, e cila mbetet e pasigurt për banim. Nëntë familjet janë shpërngulur në rrëzë të kodrës dhe aty kanë ndërtuar atë që ata dëshirojnë të thonë se është “fshat turistik” ngase banesat janë bërë me sistem e projekt të ri. “Fillimisht kemi ndërmarrë studimin gjeologjik që është realizuar nga Shërbimi Gjeologjik Kombëtar dhe më pas janë bërë piketimit”,-ka thënë kryetari i komunës Përparim Çaça. Dy vite më parë, më datë 21mars 2009 një masiv i madh kodre në fshatin Bago lëvizi duke përfshirë në panik të gjitha familjet. Disa shtëpi u fundosën në pak orë, kurse të tjera pësuar dëmtime shumë të rënda si çarja, rrëshqitje të një anë të themeleve, plasaritje, dëmtime në soletat etj. Komuna e Synej kërkoi ndihmë nga qeveria, e cila pasi dërgoi specialistët vlerësoi problematike situatën dhe urdhëroi banorët të braktisnin shtëpitë e tyre. Vetëm pak ditë më pas qeveria dha 59.2 milionë lekë fonde për ndërtimin e nëntë shtëpive të reja, duke ua kaluar shumën sipas vlerësimit të bërë nga komisioni në llogaritë përkatëse të kryefamiljarëve.
Vathe Gjeçi
Kemi hyrë të gjitha familjet në shtëpitë e reja. Ato i kemi ndërtuar me paratë e shtetit që na u përgjigj në ditët e fatkeqësisë sonë. Kemi marrë dikush 30 milionë dikush edhe më shumë, deri në 90 milionë lekë, sipas madhësisë së shtëpisë që është prishur. Unë dhe pesë djemtë e mi, të gjithë të martuar humbëm shtëpitë pasi kodra rrëshqiti. Fatmirësisht nuk pësuam dëme në njerëz, por për të thënë të vërtetën humbëm çdo shpresë se një ditë do të ndërtonim shtëpitë. Nuk u kam besuar djemve kur më kanë thënë se do të ndërtojnë shtëpi të re dhe se qeveria na ka dhënë të gjitha paratë. Tani ne kemi hyrë brenda dhe shtëpitë që kanë ndërtuar djemtë janë më të mira sesa ato që i kishim në kodër. Unë, djemtë, nipërit e mbesat i jemi shumë mirënjohës Kryeministrit Sali Berisha. Dikush ka përfunduar çdo gjë në shtëpinë e re, të tjerë kanë suvanë jashtë apo për të rregulluar katin e dytë.
Azem Gjeçi
Që në ditën e parë të fatkeqësisë sonë natyrore e deri sa kemi hyrë brenda në shtëpitë tona ne kemi pasur ndihmën dhe kujdesin e pandërprerë të komunës. Kryetari Përparim Çaça ka qenë shumë i interesuar veçanërisht pasi ndodhi rrëshqitja e kodrës për të na stabilizuar ne dhe për të siguruar jetën e banorëve të fshatit që ishin përfshirë në frikën e një tragjedie të mundshme. Me ndihmën e komunës dhe mirëkuptimin e banorëve ne këmbyem tokë me fshatarët për të ndërtuar këtu të gjitha shtëpitë. Më të dëmtuar nga ajo fatkeqësi kemi qenë ne, pesë vëllezërit Gjeçi, dy xhaxhallarët dhe shtëpia e motrës sonë, pra nëntë shtëpi me 60 anëtarë së bashku. Shteti kompensoi 100 për qind çdo shtëpi të dëmtuar, e cila ishte e banuar dhe 60 për qind shtëpitë në ndërtim e sipër. Përgjithësisht fondet e shtetit kanë qenë të plota për të ndërtuar shtëpitë, për të vendosur dyer, dritare, pllaka etj, ndërsa komuna ndërtoi rrugën me fondet e saj. Kjo na ndihmoi që materialet t’i sillnim deri në vend. Fshati na u përgjigj duke punuar për të ndërtuar shtëpitë tona pa asnjë shpërblim. Kjo fatkeqësi na dha të kuptojmë se sa shumë të lidhur dhe në harmoni jemi në këtë fshat. Ne kemi përfituar shtëpi të re nga fondet e shtetit, por jam i bindur se i gjithë fshati është ndier shumë mirë që pasojat e rrëshqitjes u riparuan. I jemi kthyer jetës normale dhe për këtë i jemi mirënjohës qeverisë dhe komunës.
Përparim Çaça
Komuna e ka vlerësuar realisht situatën e pazakontë në fshatin Bago, fshat që dy vite më parë u prek rëndë nga rrëshqitja masive e kodrës duke bërë të pabanuara 11 shtëpi, si dhe duke ngjallur jo pak panik tek të tjetër. Duhet thënë se humbjen ishin vetëm dëme materiale, ndërsa nuk patëm të lënduar. Qeveria e vlerësoi shumë shpejt gjendjen dhe dërgoi ekspertët për të vlerësuar dëmin. Ne si komunë së bashku me specialistë të ministrive kemi ndërmarrë disa hapa që nga studimet gjeologjike të vendin ku u ndërtuan shtëpitë e reja, studimi i të gjithë kodrës dhe veçanërisht i ujërave nëntokësore, pyllëzimi, përforcimet me mure, kullimi, kanalizimet etj. Situatën e kishim paralajmëruar edhe më parë pasi shenjat e një rrëshqitje janë dhënë herë pas here. Gjithashtu ndjekim me vëmendje çdo njohim që vjen nga banorët, por më duhet të them se prej një viti nuk kemi më probleme as nga rrëshqitjet e dherave apo çarjet në anën tjetër të kodrës së fshatit deri në bregdet. Ne kemi ndaluar dhënien e të gjitha lejeve të ndërtimit nëse në dosjen e kërkuesit nuk ka të përfshirë edhe miratimin nga ana e institutit gjeologjik. Janë disa vatra problem në këtë zonë ndaj këshilli dhe KRRT ka vendosur të tregohen shumë të kujdesshëm për të shmangur çdo pasojë nga rrëshqitje të tokës. Xh. Gradica