Durrës, zbardhet vrasja e 22-vjecarit vrasësi gaboi person
DURRËS- Policia ka arrestuar sot autorin e vrasjes së 22-vjecarit Arber Bardhi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në qytetin Durrësit.
Duket se viktima nga qyteti i Durrësit ka qënë i rastësishëm pasi autori i vrasjes Mustafa Hyseni nga Durrësi rreth 50-vjec nuk ka patur këtë objektiv të ekzekutimit, por një tjetër person emri i të cilit nuk është bërë ende publik për motive gjakmarrje.
Hysenit i kanë vrarë një djalë pak vite më parë dhe ai ka tentuar të hakmerret, por duke vrarë njeriun e gabuar.
Policia ka zbardhur të plotë ngjarjen pas arrestimit të autorit, i cili u gjet në banesën e tij.
Gjetja e tij thonë burimet e policisë është bërë me metoda shkencore të përgjimit.
(e.m/BalkanWeb)