E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vidhen magazinat ushqimore

Korçë- Vidhen magazinat ushqimore në tregun e Korçës, ndërkohë që autorët janë ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka nodhur në tregun e qytetit, ku edhe pse ka pasur roje, grabiyësit kanë mundur të hyjnë, të marrin gjithë mallin e më pas të largohen pa lënë gjurmë.

Sipas burimeve të policisë mësohet se vjedhja është kryer në mjediset e pasme të magazinave, ku janë thyer xhamat, dritaret dhe më pas janë hapur dyert përmes të cilave është vjedhur edhe malli.

“Grabitësit që kanë vjedhur magazinat pas largimit kanë mbyllur dyert duke mos lënë asnjë shenjë”- tha policia.

Njëra nga pronaret e dëmtuara shprehet se humbja eshtë e konsiderueshme dhe janë marrë kryesisht artikuj ushqimor, cigare dhe detergjentë.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e autorit ose autorëve si dhe për përcaktimin e vlerës së dëmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›