Thaçi shpërndan pasaportat e para të republikës së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot pasaportën e parë të Republikës së Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë identitetin e tyre shtetëror, si shtetas të Republikës së Kosovës dhe kështu po kompletohet ndërtimi i shtetit”, tha Thaçi. Deklarata u bë në ceremoninë solemne të dhënies së pasaportave të para të shtetit të Kosovës.
Pas dhënies së pasapotës së parë Teuta Begollit, qytetare nga Prishtina, Thaçi e ka vlerësuar këtë ditë si historike në periudhën e re të Kosovës. (telegrafi)