E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufte me arme ne qytet vritet nje i pafajshem

BULQIZ/ Dy grupe rivale per zonat naftembajtese jane perplasur me arme ne mes te qytetit. Plumbat fatkeqesisht kane kapur tre persona dy anetare te njerit grup qe jane plagosur dhe nje person qe nuk kishte asnje lidhje me ngjarjen


BULQIZ - Perplasjet per zoterim territoresh ne minierat krombajtese te Bulqizes kane mberritur deri ne zemer te ketij qyteti duke sjelle skenen tragjike ne syte e qytetareve nje te vrare dhe dy te plagosur ndersa tere qyteti duket se eshte futur ne karantine nga tmerri qe kane pare me sy dhe paniku qe u ka hyre deri ne palce.


Nje beteje e vertete ne Bulqizen e varfer ku domimon jeta gri mes pallatesh te lerosura e varferise ekstreme ka ngjare ne oret e paradites se te merkures teksa dy grupe rivale te kromit jane shfaqur ne duel me arsenal te tere armesh mu ne qender te qytetit ku kishte dhjetera banore qe ecnin ne hall te tyre.


Nje plumb i adresuar ne nje person mes dhjetera te nxjerre nga armet e shumta ka kapur per fat te keq nje 48-vjecar te pafajshem. Femi Kurcami ra pre e ketij konflikti te paralajmeruar mes dy grupeve rivale ne qytetin e Bulqizes teksa po plotesonte nje leter tek nje noter.


Sipas deshmitareve okulare qe e kane ndjekur me ankth e panik tere skenen 48-vjecari i plagosur i ardhur nga nje fshat ka qene brenda ne noteri dhe ka dale prej aty pasi ka ndier pershkimin e plumbit ne organet e brendshme te trupit te tij duke kaluar pak metra ne xhadene kryesore per te rene pa ndjenja ne mes asfaltit ku dhe ka nderruar jete. Nderkaq kane mbetur te plagosur dy prej personave qe po konfliktoheshin.


E nderkohe pamja e qendres se qytetit ngjante me nje shesh te vertete lufte. Dhjetera xhama lokalesh te thyer nga depertimi i plumbave po ashtu xhama makinash te parkuara aty afer si dhe te vete grupeve rivale.


Shkembimi i zjarrit ndodhi pak metra larg bashkise se qytetit kur grupet rivale te kromit sipas dyshimit policor njeri grup ne nje automjet dhe tjetri ne kembe ne mes te qytetit kane qelluar ndaj njeri-tjetrit ku sipas disa burimeve policore dyshohet te jene perdorur tre automatike dhe tre pistoleta.


Pas te shtenave te shumta makina me personat e armatosur qe hapi zjarr eshte larguar me shpejtesi ne drejtim te rruges se Dibres ndersa kane mbetur aty i vdekuri ne mes te qytetit dy te plagosurit si dhe skena e tmerrit. Policia lokale shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes dhe eshte vene ne ndjekje te autoreve ku deri me tash mendohet te jene identifikuar dy autore te kesaj ngjarjeje nderkohe qe rreth ores 1900 u vetedorezua shtetasi Arben Durici 38 vjec.


Policia ngriti disa postblloqe ne te hyre e te dale te Bulqizes ndersa transportoi ne spital dy te plagosurit qe jane jashte rrezikut per jeten. Forca te shumta te nderhyrjes se shpejte te ardhur nga Tirana dhe nje helikopter i ketyre forcave kane mberritur ne Bulqize duke gjurmuar autoret e kesaj ngjarje te rende nderkohe qe u deklarua se eshte rene ne gjurmet e autoreve te tjere teksa pritet arrestimi i tyre.


Ata dyshohen te jene larguar ne drejtim te Maqedonise por po kontrollohet dhe ne pyjet qe rrethojne Bulqizen. Burime policore bejne te ditur se po hetohet ne pisten e nje konflikti te nisur qe me 31 dhjetor 2010 ne mes personave te dyshuar per tere ngjarjen tragjike te ndodhur deri agravimit te saj ne shkembim te pergjakshem me arme ne mes te qytetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›