Durrës, burri vret gruan

Bukurie Hoxha, rreth 44 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, është ekzekutuar nga bashkëshorti. Krimi brenda familjes ka ndodhur këtë radhe ne lagjen numër 8 te Durrësit. Rreth orës dy te mëngjesit, sipas policisë, Agron Hoxha ka shkuar ne banese, ne gjendje te dehur. Ky ka qene shkaku i debatit mes çiftit. Pas një grindjeje disa minutëshe burri ka marre automatikun qe e mbante pa leje dhe ka qëlluar disa here ne drejtim te se shoqes. Si pasojë e plumbave qe i kanë përshkruar trupin, gruaja ka mbetur e vdekur në vend. Pasi ka pare bashkëshorten te shtrire ne dysheme pa jete, 54-vjeçari ka tentuar ti japë fund edhe jetës se tij, duke u vetëqëlluar, por vetëm sa është plagosur. Të shtënat kanë alarmuar tre fëmijët te cilët po flinin në dhomën ngjitur me atë ku ndodhi tragjedia. Policia bën me dije se në dorën e burrit janë gjetur shenja baruti dhe fare pranë tij arma me të cilën është kryer krimi, çka vërteton edhe vrasjen. Sipas fqinjëve, kohet e fundit ishin shtuar grindjet mes bashkëshortëve, pasi burri vinte shpesh i dehur ne shtëpi. Aktualisht ai ndodhet ne spital ne gjendje kritike për jetën pas plagëve qe mori gjate përpjekjes për tu vetëvrarë.
Shpërndaje