Në fillimviti, 2 kallëzime për dhunë nga bashkëshortët
06/01/2011 Një grua është rrahur sapo ka mbërritur në banesë e larguar për të njëjtin motiv
DURRES- Janë regjistruar shifrat e para këtë vit të grave që denoncojnë burrat e tyre për shkak të dhunës. Një grua 33-vjeçare Lindita E. dhe Enisa L. e moshës 35 vjeçe thuajse kanë hyrë në të njëjtën kohë në portat e policisë duke kërkuar mbrojtje. Ato kanë bërë kallëzim penal ndaj bashkëshortëve të tyre të moshës 40 vjeç e 38 vjeç nga Durrësi duke deklaruar se janë dhunuar fizikisht e psikologjikisht për një periudhë të gjatë kohe.
Gratë
Gruaja 33 vjeç ka kaluar ndërrimin e viteve në banesën e prindërve së bashku me dy fëmijët për të njëjtën arsye, ndërsa ka menduar se burri do të hiqte dorë nga dhunimi. Por sapo ajo është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit ka pësuar të njëjtën fatkeqësi, duke e shtyrë atë të mendojë për divorcin. Të dy gratë ishin shoqëruar në polici nga familjarë të tyre, ndërsa pasi kanë depozituar kallëzimet ndaj kryefamiljarëve, policia ka thërritur burrat duke u bërë atyre të njohur se gratë janë marrë në mbrojtje nga shteti. Policia ka përcjellë dosjen për në gjykatën e rrethit gjyqësor në Durrës, ndërsa të dy gratë kanë hapur edhe librin e regjistrimit të grave të dhunuara. Fenomeni është mjaft i njohur në Durrës, ndërkohë që prej dy vitesh polici bën të ditur se numri i grave që denoncojnë dhunën fizike e psikologjike është gjithnjë e më i madh.