E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loshaj tregon per rrembimin e Remzi Hoxhes

Deshmitari kryesor i procesit ndaj ish- SHIK-asve Sefgjini Kumbaro e Koldashi rrefen torturat e SHIK


I rrembyeri ka dhene deklarimet e tij muajin e kaluar ne nje gjykate Kosovare


TIRANE- Prokuroria e Krimeve te Renda ne Shqiperi ka arritur me ne fund te marre deshmine e Avdyl Loshajt i cilesuar si personazhi dhe deshmitari kyc ne historine e rrembimit nga SHIK-u ne vitin 1995 te biznesmenit shqiptaro Maqedonas Remzi Hoxha i zhdukur qe prej asaj kohe.


Ne kohen e rrembimit ai kishte hyre ne Shqiperi si fotoreporter i luftes se Bosnjes ndersa deri me sot ardhja e tij ne ate kohe ne Shqiperi duket se ka mbetur enigmatike. Bashke me Remzi Hoxhen ne ate kohe u rrembye edhe biznesmeni minoritar Ziso Kristopulli si dhe vete Avdyl Loshaj. Nje deshmi prej 16 faqesh eshte ajo cka akuza e Krimeve te Renda ka ne dore nga rrefimi i Loshajt mbi ate qe ai vete perjetoi si bashkevuajtjes me Remzi Hoxhen.


Te tre ata pas rrembimit jane derguar ne bazat e SHIK-ut ku jane marre ne pyetje nga oficeret dhe drejtuesit e sherbimit sekret te deges se Tiranes. Avdyl Loshaj pas keqtrajtimeve te kryera ndaj tij mundi te largohej nga izolimi pasi u hodh nga kati i dyte i nderteses ku merrej ne pyetje.


Nderkaq Remzi Hoxha i cili ishte rrembyer prane punishtes se tij te prodhimit te duraluminit ne rrugen Siri Kodra prane frigoriferit u zhduk dhe qe nga ajo kohe trupi i tij nuk eshte gjetur ende nga familjaret.


Per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes si dhe rrembimin e deshmitarit dhe te demtuarit Avdyl Loshaj si dhe te Ziso Kristopullit Prokuroria e Krimeve te Renda akuzon ish- drejtuesit e SHIK-ut te asaj periudhe Arben Sefgjinin Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin.


Ky i fundit eshte ne rolin e te penduarit dhe ka pranuar te bashkepunoje me drejtesine. I vetmi nga te akuzuarit qe vazhdon te paraqitet ne proces eshte Arben Sefgjini. Ai gjate kohes qe eshte hetuar tashme qe po zhvillohet procesi gjyqesor ka qene ne funksione publike si Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve dhe tashme ne funksionin e Drejtorit te Sherbimit te Proves per te denuarit.


I akuzuari tjeter Ilir Kumbaro ndodhet ne Angli ku qendronte i fshehur me emrin Shaqa Shtari qe prej kohes se arratise se tij nga Shqiperia.


Loshaj i cili gjithashtu u rrembye nga SHIK-u ne vitin 1995 muajin e kaluar ka rrefyer per here te pare pas 15 vjetesh zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda Avdyl Losha qe arriti tiu mbijetoje torturave eshte pyetur nga auroritetet e drejtesise kosovare.


Pyetja e tij mesohet se eshte realizuar ne fund te muajit dhjetorit ndersa Loshaj ndodhej ne Kosove.


Deshmia e tij eshte dhene me kerkesen e tij pasi kishte njoftuar autoritetet shqiptare te drejtesise se deponimet e tij ne lidhje me procesin per zhdukjen e Remzi Hoxhes do ti jepte ne Kosove per shkak te frikes se tij per te deshmuar ne Shqiperi.


Nuk dihen detaje te deshmise se tij ndersa ajo pritet te percillet ne Ministrine e Drejtesise per tia percjelle me pas zyrtarisht Gjykates se Krimeve te Renda qe duhet ta administroje ate. Deshmia e tij konsiderohet me e rendesishmja per te zbardhur fatin e te zhdukurit Remzi Hoxha. Loshaj u gjet ne Holande pas gati 12 vitesh nga zhdukja e Remzi Hoxhes.


Procesi gjyqesor ndaj te pandehurve Sefgjini Koldashi dhe Kumbaro ndodhet ne fazen perfundimtare te marrjes se provave te organit te akuzes. Sipas prokurorise te pandehurit akuzohen se kane organizuar rrembyer dhe torturuar shtetasit Ziso Kristopuli Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha trupi i te cilit ende nuk eshte gjetur.


Loshaj shprehu gatishmerine per te rrefyer torturat e SHIK-ut


Me 19 maj te vitit te kaluar gjate nje seance te procesit gjyqesor ne ngarkim te te akuzuarve per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes prokurori i ceshtjes Xhevat Hana njoftoi trupin gjykues se Avdyl Loshaj kishte kerkuar nga Holanda te rrefente per rrembimin dhe torturat e ushtruara ndaj tij nga SHIK-u ne vitin 1995.


Kjo deklarate erdhi vetem pak sekonda pasi perkthyesi i caktuar nga Gjykata e Krimeve te Renda lexoi shkresen e ardhur me leter-porosi nga autoritetet holandeze te cilet kishin shpjeguar se Loshaj nuk gjendej ne qytetin e Bredas ne Holande.


Nga hetimet e kryera nga ana jone kemi konfirmuar se ne qytetin e Bredas nuk ka ndonje person te regjistruar me emrin Avdyl Armand Loshaj. Per kete fakt ju njoftojme se nuk mund te ekzekutojme leter-porosine tuaj per marrjen ne pyetje- thuhet ne shkresen e ardhur nepermjet Ministrise se Drejtesise me date 4 maj 2010.


Pas leximit te shkreses avokati i te pandehurit Arben Sefgjini kerkoi nga gjykata mos te pyetej ky person pasi po zvarriste procesin. Prokurori Hana kundershtoi kerkesen duke shtuar se ne dhjetorin e vitit 2003 brenda ambienteve te Ambasades Shqiptare ne Holande eshte marre ne pyetje Avdyl Loshaj dhe ai nga frika e eliminimit fizik ka dhene adrese te gabuar.


Me 10 qershor
Loshaj Dua te deshmoj ne Kosove


Me teper se 20 dite pasi kishte shprehur gatishmerine per te deshmuar ne procesin e rrembimit te Remzi Hoxhes Avdyl Armand Loshaj ka kthyer nje pergjigje duke kerkuar qe te deshmonte ne nje prej gjykatave Kosovare per shkak te frikes ndaj tij per te deshmuar ne Shqiperi.


Eshte pranuar kerkesa e Avdyl alias Armando Loshajt per ta marre ne pyetje per llogari te procesit gjyqesor ndaj ish-drejtuesve te SHIK-ut ne nje prej gjykatave te Kosoves. Pas ketij njoftimi gjykata lajmeroi palet se leter-porosia e nisur ne Kosove ka marre drejtim dhe pritet vetem caktimi i nje date per marrjen ne pyetje te Loshajt.


Ai cilesohet nga prokuroria si nje nga tre viktimat e rrembimit dhe tortures se agjenteve te SHIK-ut te pandehurit Arben Sefgjini Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Ne te njejten seance trupi gjykues kishte njoftuar palet se autoritetet italiane kishin marre ne pyetje te kater deshmitaret e akuzes ish-punonjes te SHIK-ut ne Vaine te Lezhes. Ne kete vend mendohet se te pandehurit i kane derguar te rrembyerit Ziso Kristopuli Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha trupi i te cilit ende nuk eshte gjetur.

Dy dite me rradhe dha deshmine e tij mbi rrembimin e tij ne qytetin Studenti dhe torturat e SHIK-ut

Loshaj deshmi perballe kryegjyqtarit te Pejes


Loshaj pranoi te flase por jo ne Shqiperi. Ky ishte pakti qe kishte bere per te folur nje nga personat qe shpetoi gjalle nga torturat e ish- punonjesve te SHIK-ut ne vitin 1995.


Ne kushte ekstreme sigurie pas 15 vitesh Avdyl Loshaj rrefeu rrembimin e tij punonjesit e SHIK-ut bashke me Ziso Kristopulin e Remzi Hoxhen ndersa fati i ketij te fundit ende. Per dy dite me radhe i deklaruar si fotoreporter i luftes se Bosnjes ai tregoi per kryetarin e Gjykates se Pejes c ndodhi ne Tetorin e vitit 1995 kur u zhduk biznesmeni shqiptaro-maqedonas Rremzi Hoxha.


Mesohet se ne deshmine e tij ai ka dhene detaje te panjohura me pare nga organet e drejtesise dhe opinioni publik ne ne Shqiperi per ngjarjen per te cilen akuzohen tre ish- punonjesit e SHIK-ut Arben Sefgjini Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi.


15 faqe rrefim te dhena ne dy dite ne Gjykaten e Pejes eshte permbledhur e gjithe deshmia qe pritet te zbardhe fatin e biznesmenit Rremzi Hoxha. Njeriu qe ka heshur per 15 vjet me radhe dhe qe konsiderohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda si personi kyc ne zbardhjen e ngjarjes se ndodhur me vitin 1995 ka thyer heshtjen.


Per dy dite me radhe Avdyl Loshaj ka deshmuar ne gjykaten e Pejes gjithcka qe ka patur dijeni per ngjarjen. Me 20 dhe 21 dhjetor njeriu qe arriti te arratisej nga spitali ushtarak ne vitin 1995 u paraqit ne Gjykaten e Pejes per te rrefyer historine e rrembimit te tij ne Qytetin Studenti. Kryetari gjykates se Pejes Sali Mekaj tha per Shekullin se kjo deshmi u mor ne baze te kerkeses se Gjykates se Krimeve te Renda ne Tirane.


shte e vertete qe une kam marre ne pyetje Avdyl Loshajn dhe kjo pas nje leter-porosie te bere nga Gjykata e Krimeve te Renda ne Shqiperi.


Zoti Loshaj ka deshmuar gjithcka qe dinte mbi nje hetim te hapur ne Shqiperi dhe kjo eshte dokumentuar nga ana jone dhe u eshte percjelle ne rruge zyrtare autoriteteve te gjykates Shqiptare. Permbajtjen e kesaj deshmie nuk mund ta komentoj deklaroi Shekullin Sali Mekaj. Rrefimi i eshte permbledhur ne nje fashikull dhe permban ne total 15 faqe rrefim.


Per here te fundit Remzi Hoxha eshte pare i gjalle ne katin e dyte te qelive te SHIK-ut ne Lezhe ndersa me pas ka humbur gjurmet prej 15 vitesh. Te akuzuar per rrembimin dhe torturimin e Avdyl Loshajt Ziso Kristopulit Remzi Hoxhes me pasoje zhdukjen e ketij te fundit jane Arben Sefgjini Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro ish-punonjes te SHIK-ut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›