E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vrau foshnjën e saj 12 vjet burg nënës

KORCE-Gjykata e Korcës vendos dënimin me 12 vjet burg për shtetasen Sonila Lumi, e cila vrau foshnjën e saj 18 muajshe në maj të vitit të kaluar. Avokati mbrojtes Nevzat Tarelli ka kërkuar që e pandehura të gjykohet si e sëmure psiqike, gjë që është hedhur poshtë nga prokurori Julian Kristo, pasi duke ju referuar ekspertizes se mjekut ligjore, 24 vjecarja nuk rezulton të vuajë nga çrregullime mendore.
Nderkaq vete e pandehura ka pranuar krimin dhe ka kërkuar mëshire nga Gjykata, gjë e cila ka ndikuar edhe në masen e denimit te vendosur ndaj saj. 24-vjecarja u dënua nga gjykata me 12 vjet burg nën akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese. Ngjarja ndodhi një vit më parë në fshatin Zëmblak të Korcës, ku 24 vjecarja vrau djalin e saj vetëm 18 muajsh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›