Plagosja e 2 militantëve PS në Sukth të Durrësit pranga autorit
DURRES- Policia e Durrësit ka vënë në pranga të dyshuarin si autor të incidentit të djeshëm në kuadër të fushatës elektorale në Sukth të Durrësit. Dy simpatizantë të Partisë Socialiste mbetën të plagosur si pasojë e goditjeve me mjete të forta nga një militant i PD-së pasditen e së hënës kur ishte parashikuar të zhvillohej takimi elektoral i socialistëve.
Përplasja ka ndodhur pasi simpatizantë të PD-së nuk kanë lejuar atë të PS-së të vendosin posterat e flamurët elektoralë në zonat ku e lejon Kodi Zgjedhor.
Sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, militantët e PD-së kanë kërcënuar fillimisht me të shtëna kallashnikovi, e më pas kanë goditur me sende të forta Sokol Bardhin dhe Petrit Ballën dy simpatizantët e PS-së.
Pas veprimeve hetimore policia ka vënë në pranga Albert Baki Hoxhën, 32 vjec. Mbi të riun rëndojnë akuzat “armëmbajtje pa leje”, “shkatërrim të pronës” dhe “prishje të qetësisë publike”, ndërkohë që tre të tjerë ndiqen në gjëndje të lirë.
Dy simpatizantët e PS-së, Petrit Balla dhe Sokol Bardhi kanë pësuar dëmtime në trup e veçanërisht në kokë dhe fytyrë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit
Ngjarja e rëndë u komentua edhe nga deputeti i PS-së, Namik Dokle i cili e cilësoi si një tjetër përpjekje për të penguar fushatën e PS-së. “Ata të PD-së kanë kërcënuar me breshëri kallashnikovi dhe me armë, pastaj i kanë goditur me mjete të forta”, - deklaroi Dokle. Deputeti socialist deklaroi më tej se simpatizanti Bardhi nuk është plagosur me armë, por me mjete të forta, ndërsa ngriti akuza edhe mbi policinë, e cila, sipas tij nuk ka mbledhur gëzhojat e plumbave.
Ky është incidenti i tretë i ndodhur në fushatën elektorale për votimet e 8 majit. Incidente të rënda u shënuan javën e kaluar në Pogradec, ndërsa dje incidenti i rëndë ndodhi në banesën e kandidatit të PS-së për njësinë 7 në Tiranë.
(Suela Gera/BalkanWeb)