E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vrau në kazino Pretenca: burg të përjetshëm autorit

KORCE-Prokuroria e Korcës ka dhënë sot pretencën për autorët e masakrës në lagjen “Radanec” të Korcës në mes janari të vitit 2011 ku mbetën të vrarë 2 të rinj, ndërsa u plagosën 3 të tjerë.

Prokurorët kërkuan sot në sallën e gjyqit ku është shqyrtuar cështja, burg të përjetshëm për autorin e ngjarjes, Erjon Mukadezi 32 vjec pasi dyshohet si i akuzuari kryesor për vrasjen per motive te dobeta te Mikel Tepexhikut dhe Kastriot Hysit, 25 vjec . Po kështu organi i akuzës kërkoi që 3 bashkëpunëtorët e tij, Irfan Mukollari, Fatjon Dinkollari dhe Ervin Mukollari të dënohen me 1.5 vjet burg secili.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 Maj në qytetin e Korcës pranë një kazinoje rreth orës 19:30 në lagjen nr. 8 të qytetit juglindor ose të njohur ndryshe lagjja "Radanec". Mësohet se në lokalin e lojëra ve të fatit që ndodhet në katin e parë të një pallati ishin duke luajtur një grup shokësh nga "Radaneci" si dhe një person tjetër nga fshati Porodinë, pikerisht shtetasi Erjon Mukadesi, 25 vjec. Gjatë lojës në kompjuter, ky i fundit ka humbur para dhe i zemëruar i është drejtuar njërit prej të rinjve që kishte aty pranë duke i thënë se "pse më shikon ashtu". Kaq është dashur që të nisë debati mes tyre. Duke qenë se i riu nga qyteti i Korçës Mikel Tepexhiku ishte nën shoqërinë e shokëve të tij (5-6 persona) ka reaguar ashpër duke sharë dhe kërcënuar djalin nga fshati. I gjendur i vetëm përballë një grupi personash, i riu nga fshati Porodinë ka dalë jashtë lokalit dhe ka kërkuar ndihmën e të njohurve të tij po nga ky fshat. Vetëm pak minuta më pas, një person i armatosur me automatik që më pas u identifikua si Erjon Mukadezi ka hapur zjarr. Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Mikel Tebexhiku 25 vjec, banues në lagjen "Radanec", ndërsa në spital disa orë më pas, vdiq shoku i tij, Kastriot Hysi. Përplasja me armë ka vazhduar edhe jashtë lokalit (dyshohet se janë kundërpërgjigjur me armë dhe shokët e viktimës).
Të plagosur ne spital përfunduan dhe vellëzërit Erjon e Denis Meminaj 24 dhe 22 vjec si dhe Ermal Demolli 24 vjec .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›