Ekstradohet nga Italia, vrau kur ishte adoleshent
TIRANE- Një i dënuar për vrasje në Shqipëri është ekstraduar mbrëmë nga Milano e Italisë. Ekstradimi i Nard Lulash Kodraj është bërë mbrëmë rreth orës 22:00 nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
31 vjeçari është dënuar me 14 burg nga Gjykata e Apelit Shkodër pasi me vendimin 142, të datës 08.04.2010 e shpalli fajtor për vrasjen e Jeton Halilaj në 1996.
Krimi u shënua paraditen e 12 tetorit të 15 viteve më parë në qytetin e Shkodrës. Nard Kodraj atëherë vetëm 16 vjec kishte qëlluar me thikë Jeton Halilaj, i cili, për shkak të plagës së rëndë humbi jetën në spital.
Shkodrani u arrestua në Itali më 6 korrik të 2010 dhe iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mbrëmë në aeroportin e Rinasit.
(s.g/BalkanWeb)