E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remonti i linjes me Greqine, 5 dite pa energji

Rikonstruksioni i linjes se linjen e interkonjeksionit 400 Kv Shqiperi- Greqi do te sjelle kufizime te thella te energjise elektrike per 5 dite rresht. Sipas Operatorit te Sistemit te Transmetimit, nga dita e hene deri me date 26 prill, kjo linje do t'i nenshtrohet remontit dhe si pasoje do te sjelle kufizime te energjise elektrike kryesisht ne oret e pikut, ku dhe ngarkesa ne rrjet eshte me e madhe. OST-ja njofton se, punimet ne kete linje behen ne baze te grafikut te remonteve, ne bashkepunim edhe me vendet e tjera te rajonit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nis investimet ne zonen e Kamzes dhe Bathores per vendosjen e rrjetit te tensionit te ulet, cka do te ndikoje ne permiresimin me energji elektrike te zones. Rrjeti i ri qe do te realizohet do te jete nje rrjet i veshur ABC kabllor, qe do ta beje te pamundur nderhyrjen e banoreve ne rrjet. Ky investim i pare ne Bathore nga ana e KESH-it do te mundesoje vendosjen e 20 kabinave elektrike, si dhe rrjet me tension te ulet e te mesem. Gjate dites se djeshme, ka vazhduar puna edhe per prerjen e lidhjeve te paligjshme ne Bathore. Aktualisht ne kete zone jane 4500 abonente, nderkohe qe arketimet kapin shifren e 20 per qind.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›