E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qelbet" Tirana, tani edhe shi me balte

Luljeta Ndoka

Shiu qe bie nga lartesite nuk eshte me pa ngjyre, pa ere, pa shije ashtu sic eshte uji, por duket se i ka te tria. Javet e fundit rruget e kryeqytetit, ballkonet e shtepive, automjetet, por edhe rrobat e ndera ne tel kane qene te "ngjyrosura" me balte. Shkak per kete nuk eshte bere thjesht ndotja e mjedisit apo e atmosferes, por nje "dhurate" nga Afrika e larget. Keshtu, masat ajrore te ardhura nga ky kontinent kane sjelle me vete edhe re te konsiderueshme pluhuri, te cilat kur jane bashkuar me shiun, kane perftuar balten, e cila u ka sjelle aq shqetesime te gjitheve se fundmi. Specialisti i parashikimit te motit ne Institutin e Energjise, Ujit dhe Mjedisit (ish-Instituti i Hidrometeorologjise), Bojko Themelko, shpjegon se pse ka ndodhur ky fenomen.

Specialisti

Specialisti Bojko Themelko thote se keto dite masat ajrore kane ardhur nga Afrika. Ato kane sjelle me vete edhe sasi te medha pluhuri. Era e forte, apo edhe e mesme ka bere qe keto "re" te ngjiten lart dhe ne momentin kur eshte formuar shiu, ato jane bashkuar me te, duke krijuar balten. Sipas specialistit te Institutit te Energjise, Ujit dhe Mjedisit, Themelko, nje fenomen i tille nuk ka lidhje me ozonin. Ai sqaron se nga shkretetira e Saharase vjen pluhuri ne sasi te konsiderueshme, madje edhe ne forme resh. "Shpeshhere prej andej vijne re pluhuri gjigante, qe duken shpeshhere si re te zakonshme, por qe ne fakt jane pluhur", tregon specialisti. Sipas tij, kur era fillon e dobesohet fillon edhe precipitimi i pluhurit ne qofte se kombinohet me shi, del ne forme balte.

Re pluhuri

Rete qe kemi pare ditet e fundit ne qiell ka te ngjare qe te mos kene qene qe te gjitha re te zakonshme. Sipas specialistit Bojko Themelko, me se shumti ato kane qene masive pluhuri te ardhura nga Saharaja. Ndryshimi mes tyre dhe reve te zakonshme eshte ia pakapshem per syrin e njeriut, por mund te kapet nga specialistet. Keta te fundit e quajne nje fenomen te perseritshem renien e shiut me balte, per shkak te perzierjes mes tyre. Megjithate, nje rol jo te paket luan edhe ndotja e mjedisit ne Tirane. Eshte pothuaj e parealizueshme qe te bjere shi i paster. Zonat me problematike sot ne kryeqytet per sa i perket ndotjes jane ne periferi aty ku edhe numri i ndertimeve eshte me i madh. Po nuk mbetet pas edhe qendra, per shkak te numrit te madh te levizjeve te automjeteve dhe rikonstruksionit te rrugeve qe jane duke u kryer aktualisht. Studimet e kryera nga Instituti i Shendetit Publik, nga ku bazohen edhe te dhenat e Ministrise se Mjedisit tregon se nga 7 qytetet e monitoruara, Tirana ze vendin e pare per pranine e grimcave sospende ne ajer.

Ndotja ne Tirane, nje tjeter faktor

Sipas Institutit te Shendetit Publik, Tirana ka situate te vazhdueshme gravide, lidhur me permbajtjen e grimcave te ngurta ne ajrin e saj, ku makinat e vjetra, cilesia e karburanteve dhe ndertimet e shumta jane nder faktoret kryesore te ndotjes. Me se shumti, problemi qendron ne periferi, aty ku jane perqendruar rendom ndertimet vitet e fundit. Nderkohe ne qytetet e tjera te monitoruara situata paraqitet normale, pervec qytetit te Elbasanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›