E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 18-vjecarit, 2 te mitur ne pranga

K. Jaupaj

Dy te mitur te tjere jane arrestuar mbreme nga policia e Durresit. "Djemte e moshes 16-vjecare me iniciale B.C. dhe B. J., akuzohen per perkrahje te autorit pas kryerjes se krimit". Nje dite me pare policia e Durresit ka arrestuar ne flagrance 14-vjecarin Xhulio Hajrullai, i akuzuar si personi qe i nguli thiken ne zemer 18-vjecarit Oltion Muca. Banesa e familjes Hajrullai ndodhet ne te njejtin bllok apartamentesh me ate te viktimes, por atje tashme nuk ka asnjeri. Fqinjet treguan se Xhulio Hajrullai kishte pesuar nje traume rreth gjashte muaj me pare, teksa kishte para babane te vetevarej ne banjen e shtepise. Sipas fqinjeve, Oltioni ishte duke punuar teksa eshte grindur me vellane e vogel te Xhulios, qe luante me top se bashku me shoket. Femija ka thirrur ne ndihme vellane e madh, i cili ka mberritur me dy shoke te tjere, me thike ne dore. Zenel Voka, nje nga familjaret e 18-vjecarit Oltion Muca, tregon se djali kujdesej vazhdimisht per te mos munguar ne shkolle. "Ne fundjave punonte si kamerier ne nje lokal te Shkembi i Kavajes. Ndihmonte me sa mundej prinderit, pasi nena e tij eshte e papune dhe me rrogen e te atit si punetor ne nje punishte duralumini eshte e veshtire mbijetesa". Familjaret tregojne se edhe mbremjen kur ndodhi krimi, Oltion Muca po punonte se bashku me babane e tij, Hekuranin dhe motren me te vogel, nxenese ne klasen e gjashte. Familja Muca, e mberritur tre vjet me pare nga Burreli, me ne fund kishte arritur te blinte nje apartament te vogel gjysme te shkaterruar ne katin e peste te pallatit numer 853, ne lagjen numer 16 te qytetit te Durresit. Hekuran Muca po punonte per sistemimin e shtepise, duke riparuar tavanin, muret dhe pllakat e dyshemese.

Maturanti i shkolles se mesme eshte percjelle dje, rreth oren 15:30 per ne banesen e fundit i shoqeruar nga familjare, te aferm, miq e dashamires te familjes, shoket e shkolles dhe mesuesit. "Ishte nje djale qe nuk na ka sjelle kurre probleme, tregon per "Koha Jone" drejtori i shkolles Ilir Mborja. Kishte nota shume te mira dhe frekuentues i rregullt".

Oltioni, dje mbushte 18 vjec

Djali 18-vjecar qe nderroi jete dy dite me pare nga nje thike ne zemer, dje do te mbushte 18 vjec. Ne vend te nje tufe me lule per ditelindjen e tij, shoke dhe shoqet e klases IV D te shkolles se mesme te pergjithshme "Leonik Tomeu" ne qytetin e Durresit kane pergatitur nje kurore te madhe, ku shkruhej se Oltioni do te mbetet perjete ne kujtesen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›