Sot temperatura 8 grade me e ulet
Vapa e dy diteve te fundit pritet te stabilizohet disi. Sinoptikanet e hidrometeorologjise parashikojne sot renie te temperaturave maksimale ne shkalle vendit, ne masen 7-8 grade Celsius. Me konkretisht, gjate dites se sotme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot i karakterizuar nga alternime vranesirash, te cilat do te shoqerohen me shira te karakterit lokal, kryesisht gjate pjeses se dyte te dites dhe kthjellimesh te perkohshme. Era do te fryje e lehte, nga kuadrati i jugut. Ne vendet malore, temperaturat minimale nuk do te zbresin poshte 5, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 17 grade. Ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 10, ndersa maksimalet do te ngjiten deri ne 21 grade dhe ne bregdet temperaturat minimale do te zbresin deri ne 11 grade, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 22 grade Celsius. Ndersa gjate 24 oreve te ardhshme mbi vendin tone pritet te mos kete ndryshime rrenjesore nga dita e sotme. Me konkretisht, neser do te mbizoteroje mot i karakterizuar nga alternime vranesirash, te cilat do te shoqerohen me shira te karakterit lokal, dhe kthjellimesh te perkohshme. Era do te fryje e lehte, ne bregdet mesatare nga kuadrati i jugut. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten: Ne vendet malore 3-15, ne vendet e uleta 8-19 dhe ne bregdet 9-19 grade Celsius.