Tre ore ne Prokurori, numri dy i Shtabit
R.Caushaj
Prokuroria e Pergjithshme merr ne pyetje per tre ore me radhe numrin dy te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise per tragjedine e Gerdecit. Agim Lala eshte shfaqur mengjesin e djeshem para institucionit te akuzes dhe eshte ngjitur ne katin e trete te godines, ku ka dhene shpjegime rreth ngjarjes se 15 marsit dhe urdhrave te leshuar e zbatuar per transportin apo perzgjedhjen e kesaj zone per demontim. Burime zyrtare konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ" dhe thane se Lala eshte marre per here te pare ne pyetje. Qellimi ka qene per te pare nese zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem ka pasur dijeni per urdhrat dhe informacionet qe dispononte per Gerdecin. Mesohet se ushtaraku i larte ka mohuar qe te kishin dijeni rreth aktivitetit te hollesishem ne fabriken e demontimit dhe se kompetencat e Shtabit kishin qene te kufizuara, per shkak te kontrates qe kishte firma private me MEICO.
"Ne kryenim vetem transportin e municioneve sipas rregullave dhe nuk kishim kompetenca te metejshme per gjendjen apo kushtet ne fabrike". Keshtu mesohet te jete shprehur numri dy i Shtabit te Ushtrise, pas marrjes ne pyetje diten e djeshme per dosjen "Gerdeci". Megjithese eshte pyetur per tre ore rreth ceshtjes dhe urdhrave per pajisjet logjistike e mbeshtetese, Agim Lala ka bere te ditur se ata ndihmonin ne zbatimin e kontrates se demontimit me keto pajisje e mjete, por jo se kishin me teper kompetenca per te nderhyre ne kete fabrike. Ne lidhje me perzgjedhjen e vendit te demontimit, ushtaraku ka shpjeguar se kjo ka qene nje deshire e paleve dhe jo e Shtabit, qe vecse ka miratuar kete preference. Gjithsesi, Lala ka mbajtur larg pergjegjesise se institucionit perfshirjen ne ngjarje. Burime nga prokuroria thane se ushtaraku eshte pyetur edhe rreth urdhrave qe ka leshuar Shtabi para tragjedise, apo levizja e konteniereve drejt Gerdecit, por nuk ka dhene shume detaje, duke u shprehur se edhe kompetencat e tij kane qene te kufizuar ne lidhje me kete ceshtje. Hetuesit jane treguar te rezervuar rreth deshmise se Lales, duke u shprehur se ai mund te rithirret per te deshmuar ditet e ardhshme, nese do te kete paqartesi ne deklaratat qe ka dhene diten e djeshme.
Lista, te tjere ushtarake ne pyetje
Grupi hetimor i dosjes "Gerdeci" shton ne kete menyre numrin e personave qe ka marre ne pyetje dhe qe jane drejtues te larte te Shtabit te Pergjithshem apo zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Vetem pak dite pasi eshte marre ne pyetje shefi i armatimit ne Rinas per Forcat Ajrore, i ka ardhur radha edhe numrit dy te Shtabit. Por ne pyetje eshte marre me pare edhe kreu i tij, Luan Hoxha, apo drejtuesit e Komandes Ajrore dhe te Komandes se Bashkuar. Seancave nuk i ka shpetuar as ish-sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, apo ish-drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi, i cili eshte marre nen hetim per sasite e municioneve qe dilnin nga depot me destinacion Gerdecin. Listes se te pyeturve i jane shtuar edhe 60 persona te tjere, kryesisht te mbijetuar te shperthimit tragjik, punetore e banore te zones. Prokuroria po heton rreth nje akti te qellimshem qe ka ardhur pas perqendrimit te madh te barutit dhe predhave ne fabriken e demontimit. Po keshtu saldimi i nje karroce te barutit jashte fabrikes dhe shume prane lendes plasese, apo nje shkendije ne rrethana te tjera.