Korçë, identifikohet gruaja e masakruar, shoqërohet i moshuari
KORCE- Është identifikuar gruaja e masakruar, trupi i së cilës u gjet i gjymtuar në orët e para të së premtes në vendgrumbullimin e plehrave urbane të Korçës, në afërsi të fshatit Ravonik. Sipas policisë viktima është nga Devolli por që banonte në një nga lagjet e Korçës. Për arsye hetimi nuk bëhet i ditur për mediat emri i viktimës.
Policia shoqëroi në komisariat një person i cili do të merret në pyetje pasi dyshohet të ketë dijeni mbi krimin makabër që tronditi mbarë opinionin publik.
Sipas policisë i shoqëruar është një i moshuar i cili prej vitesh bashkëjetonte me viktimën në Korçë. Policia thotë se trupi i viktimës i copëtuar dhe i futur në thasë është hedhur në kazanët e plehrave të lagjes nr 4, dhe më pas ka qenë makina e plehrave që ka bërë transportimin në vendngrumbullimin e mbetjeve urbane, pranë Ravonikut, ku dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit.
Policia e Korçës publikoi sot paradite foto me rrobat që viktima ka pasur veshur në momentin kur kishte ndodhur krimi. Në veshje shiheshin dhe njolla gjaku. Sipas policisë viktima kishte veshur një palë tuta sportive material sintetik me ngjyrë blu dhe me shirita anash rozë dhe jeshile, si dhe një kanatiere të kaltër.
Dje në mbrëmje Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë vuri në dispozicion një shpërblim në masën 10 mijë euro për ata persona, të cilët duke iu ruajtur anonimati, japin informacione që çojnë në identifikimin e femrës së masakruar dhe rrethanat e ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)