E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, zhduket 13-vjeçari

 KORçE - I refuzuan lidhjen e internetit në shtëpi, largohet nga shtëpia 13-vjeçari. Prej dy ditësh, policia e Korçës është vënë në kërkim të të miturit Arsen Qosja, i cili është larguar në drejtim të paditur. Familjarët e tij janë alarmuar nga mungesa e gjatë dhe e pazakontë në shtëpi, ndaj i janë drejtuar policisë për ndihmë. Mësohet se fëmija është nxënës në klasën e shtatë të Medresesë së qytetit të Korçës. Sipas familjarëve, ditën kur është larguar nga shtëpia, 13-vjeçari është ngritur herët dhe ka lënë një shënim ku ka shkruar: “Unë do të largohem”. Pak ditë më parë, atij i kishin blerë prindërit një kompjuter dhe djali iu kërkoi t’i lidhnin edhe internetin. Por refuzimi i kërkesës së tij ka bërë që i mituri ta demonstrojë inatin duke u larguar. Sipas prindërve ai ka pasur me vete 2 mijë lekë të reja.                    g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›