Korçë, zjarri në TEC-in e Maliqit, nga pakujdesia

Vetëm pak orë pas shuarjes së zjarrit të rënë ditën e sotme në TEC-in e Maliqit, policia zbardh detajet e ngjarjes.
Uniformat blu bëjnë me dije se flakët janë shkaktuar nga pakujdesia, ku ka qënë shtetasi Adem Cura, i cili po priste me oksigjen materiale hekuri dhe si rrjedhojë, ka marrë zjarr ndëtesa e TEC-it.
Zjarri ka rënë në orën 14:30, ku u rrezikua edhe kombinati i sheqerit, brenda të cilit ndodheshin edhe punonjësit. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll flakët.