Korçë,arrestohen për trafik klandestinësh 5 persona
Seksioni kundër trafiqeve të paligjshme finalizoi me sukses operacionin "Lugina e Vërnikut" ku u bënë të mundur arrestimi i 5 personave me akuzën " ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit". Në një deklaratë për shtyp të policisë janë arrestuar shtetasit Zenel Coka 37 vjeç, Gazmend Muçaj 31 vjeç, Njazi Lamaj 34 vjeç, Genci Museku 38 vjeç dhe Besnik Vlashi 37 vjeç. Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke iu dhënë ndihmë për të kaluar kufirin një grupi pre 14 personash në fshatin Vërnik të Devollit kundrejt një pagese nga 300 në 500 euro. Gjithashtu policia sekuestroi edhe dy automjete të cilat shërbenin për transportin e personave, dy pasaporta dhe 5 copë telefona celularë.