Kore e Jugut/ Probleme nga tajfuni, 3 viktima
Typhoon Kompasu ka goditur zonat disa zona në Korenë e Jugut, por dëmet më të mëdha janë regjistruar në brigjet qendrore dhe perëndimore të vendit. Stuhia e fuqishme ka bërë që të anulohen fluturimet, të ndërpritet energjia elektrike të dëmtohen shumë shtëpi dhe pemë gjithashtu. Tajfuni Kompasu që goditi ditën e martë Korenë e Jugut ka shkaktuar edhe mjaft parregullsi në qarkullimin rrugor e atë hekurudhor. Edhe fillimi i mësimit në disa shkolla është shtyrë për shkak të motit të keq. Thyerja e pemëve nga erërat e forta ka bërë që shumë rrugë të bllokohen e për pasojë të rëndohet edhe trafiku. Ndërkaq janë regjistruar edhe viktimat e para nga taifuni, të paktën tre persona raportohen të vdekur dhe besohet se bilanci do te rritet. Sipas meteorologëve , Kompasu është stuhia më e fortë që ka prekur Korene e Jugut në 15 vjet.