48 orë flakë në Ndroq, digjen dhjetra ha ullishta dhe vreshta

Vazhdojnë të digjen hektarë të tërë me pyje, ullishta dhe vreshta në fshatin Ndroq në Tiranë. U duk sikur mbrëmjen e së shtunës zjarri ishte vënë në kontroll, por situata ka qenë krejt tjetër mëngjesin e ditës së dielë e në vazhdim, ku zjarri përpiu kodra të tëra duke prekur edhe fshatra të tjerë.
Djegia e vreshtave në prag të vjeljes dhe e ullinjëve për banorët ka sjellë dëme të mëdha. Zjarri vazhdon të përhapet me shpejtësi për shkak edhe të erës. Ekipet e zjarrëfikësve ndihmohen edhe nga banorët e zones, të cilët përdorin edhe mjete rrethanore. Por pavarësisht kësaj, situata mbetet kritike pasi në pjesën më të madhe zjarrëfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi terreni është i vështirë.