Zgjedhjet, LSI apel mediave
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur mbështetjen për shqetësimet e ngritura nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 Qershorit, në raportin e dytë paraprak të tyre për këto zgjedhje. Nga vlerësimet specifike të partnerëve tanë ndërkombëtarë, mund të konkludohet që Administrimi Zgjedhor dhe Qeveria janë akoma shumë larg në plotësimin e standarteve për zgjedhje të lira e të ndershme, të denja për një vend anëtar të NATO-s.
“Shqetësim përbëjnë parregullsitë në konkurrimin e barabartë të partive politike, më konkretisht përdorimin për qëllime elektorale, nga ana e Kryeministrit Berisha dhe e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të ngjarjeve e aktiviteteve zyrtare, të institucioneve përkatëse”-tha Edmon Haxhinasto, kryetari i KDS-së së LSI-së.
Ai i ka bërë apel disa mediave të cilat kanë vendosur në mënyrë të paragjykuar të paraqesin, siç shprehet edhe Raporti i ODIHR, “në mënyrë jo të balancuar PD-PS dhe partitë e tjera politike”, të zbatojne detyrimet ligjore dhe të jenë plotësisht të ndërgjegjshëm për misionin tepër të rëndësishëm që kanë në informimin publik.