E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Legalizimet, prioritet

Tiranë- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi nga zona e Bathores në periferi të Tiranës se ‘LSI është alternativa që bashkon shqiptarët’. Zyra e shtypit të LSI-së, informoi se gjatë një takimi me banorë të Bathores, Meta u shpreh se ’LSI i bashkon të gjithë shqiptarët, sepse ka programin më të qartë dhe më konkret për atë që kërkojnë më shumë shqiptarët sot që është punësimi i qëndrueshëm, garancia për të ndërtuar një jetë me dinjitet për familjet shqiptare dhe për fëmijët tuaj’.

Duke u ndalur te proçesi i legalizimeve, kreu i LSI-së, Ilir Meta, e konsideroi atë si një çështje shumë të rëndësishme sociale por dhe ekonomike, duke premtuar se, " pas 28 qershorit me votën tuaj do ta zgjidh përfundimisht këtë çështje”.

Bathorja është një zonë e mbipopulluar vitet e fundit, që ndodhet në periferinë veriore të Tiranës, rreth 7 km nga qendra e kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›