E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja Veriore manovron me Rusinë

Sipas gazetës ditore japoneze ‘Asahi Shimbun’, Koreja Veriore dhe Rusia janë pajtuar që të mbajnë manovra të përbashkëta gjatë këtij viti, në përpjekje për të kundërshtuar kështu ndikimin e SHBA, Japonisë dhe Koresë Jugore në Gadishullin Korean. Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 19:30

Në bazë të marrëveshjes që muajin e kaluar e arritën presidenti verikorean, Kim Jong Il, dhe ai rus, Dmitry Medvedev, pjesëtarët e të dy marinave dhe forcave ajrore do të marrin pjesë në manovrën detare të shpëtimit në det të hapur, njoftoi gazeta, duke cituar burime të afërta me Pyongyangun.

Ky është një rast i rrallë që Veriu të bëjë manovra me forcat e armatosura të një vendi tjetër. Japonia dhe Koreja Jugore duket se manovrat do t’i përcjellin n me vëmendje, megjithëse nuk presin që pjesë e manovrave të jenë edhe armët, transmeton agjencia Reutes shkrimin e gazetës japoneze.
Pyongyangu i izoluar, i cili në vitin 2009 kishte braktisur bisedimet për heqje dorë nga armatimi bërthamor në shkëmbim të një ndihme domethënëse ekonomike, muajve të fundit ka bërë disa hapa pozitiv, përfshirë këtu thirrjen për vazhdimin e bisedimeve të gjashtë shteteve.

Kjo gjë ka shtuar shpresën se bisedimet mes dy Koreve, Kinës, SHBA, Rusisë dhe Japonisë, do të mund të ripërtëriheshin, për çka angazhohen edhe Rusia e Kina.

Mirëpo, Seuli dhe Washingtoni kanë dyshime, andaj paraprakisht kërkojnë që Pyongyangu të kërkojë falje për incidentet e armatosura të vitit të kaluar, dhe që të bëj hapa konkretë në heqjen dorë nga programi bërthamor, duke i lejuar inspektorët ndërkombëtarë që të vizitojnë pajisjet e shtetit komunist.
SHBA dhe Koreja Jugore vitin e kaluar mbajtën manovra të përbashkëta detare, në të cilat oficerë monitorues kishte dërguar edhe Japonia. Përveç Kinës dhe Moska konsiderohet si njëri prej aleatëve kryesor të Veriut, pas rënies së ish-BRSS.

Me rastrin e takimit të muajit të kaluar në Siberi, Kim Jong Il i premtoi Medevedevit se do të shqyrtojë ndërprerjen e provave bërthamore, nëse do të ripërtëriheshin bisedimet mes gjashtë shteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›