Ndihma per Greqine Finlanda kerkoi garanci per borxhin
Finlanda kërkon nga Gjermania të gjejë një zgjidhje për të përmbushur nevojën e një kolaterali kur flitet për paratë e tjera që pritet ti jepen Athinës si borxhe për ta shpëtuar nga falimentimi. Ndërsa diskutohej paketa e dytë e ndihmës për Greqinë në Eurozonë, Finlanda ishte shteti që këkroi garanci, duke propozuar madje si kolateral Pantenonin apo pasuri të tjera të paluajtshme të shtetit grek. Tashmë që frika se Athina nuk është në gjendje të paguajë borxhet e marra, ka ringritur këtë problem.
"Të gjithë ne dëshirojmë dhe do të gjejmë një rrugë që do të kënaqë partnerët tanë, por edhe do të jetë në një linjë me kërkesat e Finlandës. Ekspertët tanë janë duke punuar aktualisht në këtë drejtim dhe kam shumë besim se do të bëjmë diçka”, tha Merkel.
Kërkesa e Finlandës fillimisht pati reagime kritike, por edhe kërkesa të njëjta nga vendet e tjera të eurozonës. Finlanda thotë se mund të largohet nga kontributi për paketën e dytë të ndihmës për Greqinë nëse Athina nuk vendos një kolateral për boexhet.
Nga ana tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel u përpoq të qetësonte nervat në Berlin, por edhe në Finlandë në lidhje me një falimentim të mundshëm të shtetit grek, kur frika se Athina nuk mund të paguajë borxhet e marra, ka shkaktuar humbje të mëdha në bursa. Merkel ka përsëritur se eurozona duhet të qëndrojë e bashkuar dhe një largim i Greqisë prej saj do të shkaktonte një efekt domino.
Gjithcka nisi nga disa njoftime në shtypin gjerman që Gjermania po përgatitej për kohën kur Greqia të hiqte dorë nga euro.
Gjatë fundjavës, ministry gjerman i Ekonomisë, Philipp Roesler sugjeroi se Greqisë i duhej ofruar një falimentim i kontrolluar për shkak të borxheve të saj, një koment ky që tronnditi tregjet botërore.
Juli Prifti