E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan ne Egjipt Liga Arabe te njohe Palestinen

Kryeministri turk, rexhep Taip Erdoan kërkoi nga shtetet anëtare të Ligës Arabe të njohin shtetin e Palestinës, ndërsa kjo e fundit do të paraqesë kërkesën për njohje edhe nga OKB më 20 shtator. Erdogan e nisi nga kajro turin e tij katërditor në Lindjen e mesme, ku takoi edhe zyrtarë të lartë të Ligës Arabe. Ai madje paralajmëroi se përpara fundit të këtij viti, do të shohim një palesttinëm në një situatë shumë të ndryshme nga ajo e sotmja. Për kreun e qeverisë turke, është mentaliteti i autoriteteve të Izrealit pengesë për arritjen e paqes në Lindjen e mesme.

“Eshtë koha që flamuri i Palestinës të ngrihet në Kombet e Bashkuara. Le të punojmë për ngritjen e këtij flamuri që do të jetë simbol i paqes dhe drejtësisë”, iu drejtua Erdogan ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kajro.

Gjithsesi, edhe pse për njohjen e Palestinës në OKB, janë shprehur edhe vendete organizatës së të Paangazhuarve, grupimi më i madh në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve, mjafton veto e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të anuluar gjithçka.

Shtëpia e bardhë në komentet e saj për këtë cështje, është shprehur se kërkesa për njohejn e Palestinës eshtë e parakohshme dhe se palët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve. Vizita e Erdogan në Egjipt pasohet me vizita të ngjashme në Libi e Tunizi, ku së fundmi erërat e Pranverës Araba rërzuan liderët e vjetër nga pushteti. Qëllimi është përmirësimi i pozicionit të Turqisë në rajon.

Dhe ky synim i Erdogan do të ketë shqetësuar mjaft edhe në Tel Aviv, pas marërdhënieve tepër të acaruara mes Turqisë dhe Izrealit, që kulminoi edhe me ndërprerjen e marrdhënieve në fushën e tregtisë dhe asaj të mbrojtjes.  Lideri turk, popullor mes arabëve për denoncimin e vazhdueshëm të Politikave të Izraelit në territoret e pushtuara, u prit nga një turmë entuziaste në Kajro.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›