E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreja Veriore tërhiqet nga marrëveshja me SHBA-në

Koreja Veriore ka deklaruar se është tërhequr nga marrëveshja e arritur me Shtetet e Bashkuara për testet atomike dhe raketore.

Ky njoftim u bë sot, pasi Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar marrëveshjen meqë Pheniani  lëshoi raketën, e cila dështoi.

Sipas marrëveshjes së muajit shkurt, Koreja Veriore do të merrte ndihmë në ushqim nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Pheniani do të pezullonte programet atomike dhe raketore.

Veriu e ka akuzuar Uashingtonin për akte “armiqësore” dhe është kërcënuar me hakmarrje.

Koreja Veriore e ka hedhur poshtë edhe dënimin e Kombeve të Bashkuara lidhur me lëshimin e raketës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›