E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja, stërvitje të reja ushtarake

Seul, 16 gusht – Ushtria jugkoreane dhe amerikane kanë nisur sot stërvitjet ushtarake disaditore, në të cilat marrin pjesë 80 mijë ushtarë, pavarësisht kërcënimit të Koresë Veriore se do të përgjigjet pa mëshirë ndaj asaj që i konsideron përpjekje për invazion.

Manovrat vjetore simuluese kompjuterike do të zgjasin 11 ditë dhe në të do të marrin pjesë 56 mijë ushtarë jugkoreanë dhe 30 mijë amerikanë, ka njoftuar Ministria jugkoreane e Mbrojtjes dhe komanda amerikane në Seul.

Dy vendet kanë zhvilluar stërvitje ushtarake muajin e kaluar te bregdeti jugkorean, pas fundosjes së luftanijes jugkoreane, ku humbën jetën 46 marinarë, ka transmetuar AP.

Koreja Veriore kërcënon me hakmarrje çdo herë që fqinji i saj jugor dhe SHBA-ja zhvillojnë manovra ushtarake, por në gadishull nuk ka pasur operacione armiqësore që nga përfundimi i luftës koreane në vitin 1953.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›