E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani ndërton central të ri bërthamor

Teheran, 16 gusht - Irani thotë se do ta filloj ndërtimin e centralit të tretë të uraniumit në vitin 2011, duke i injoruar fuqitë botërore, të cilat kanë ndërmarrë sanksione të reja kundër Teheranit, për shkak të vazhdimit të punës së ndjeshme atomike.

Shefi i agjencisë atomike iraniane, Ali Akbar Salehi, siç transmeton REL, i ka thënë televizionit shtetëror se kërkimet për lokacionet e reja për 10 kapacitete për pasurim të uraniumit kanë përfunduar dhe se “ndërtimi i njërit prej këtyre kapaciteteve do të fillojë në mars të vitit 2011 ose në fillim të vitit 2012”.

Aktualisht, Irani e bën pasurimin e uraniumit në centralin Natanz dhe po ndërton kapacitetin e dytë për pasurim të uraniumit në malet Fordo, në jugperëndim të Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›