Viti 2011 i vështirë për Obamën

Presidenti amerikan, Barack Obama bëri përparim rreth një numër çështjesh gjatë vitit 2010.
Presidenti Obama arriti një numër fitoresh legjislative në vitin 2010.
Ai nënshkroi në ligj rregulla më të forta për institucionet financiare, më shumë siguri përgjatë kufirit me Meksikën dhe një prej përparësive të tij kryesore të vitit: reforma themelore për mënyrën se si amerikanët paguajnë për kujdesin shëndetësor.
Por ndërsa ekonomia amerikane nuk shënoi fare përparim, mbështetja e publikut për punën e presidentit shënoi rënie.
Dhe në zgjedhjet e 2 nëntorit, votuesit u dhanë republikanëve kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe i dërguan një porosi presidentit Obama.
Si rezultat, shumë analistë janë të një mendimi se presidenti do ta ketë më të vështirë të fitojë miratimin e ligjeve vitin e ardhshëm.
Obama do të përballet me një betejë të ashpër në vitin 2011, për të mbajtur në fuqi arritjen e tij kryesore të vitit 2010: miratimin e reformës në kujdesin shëndetësor.
Republikanët synojnë ta shfuqizojnë ligjin. Dhe meqë duke filluar nga janari ata do të kenë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një pakicë më të madhe në Senat, nismat e presidentit për ndryshime klimatike dhe reforma e imigracionit mund të mos kenë sukses.