E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut: Mos na provokoni

Kërcënimi

Koreja e Veriut ka kërcënuar atë që e cilëson si kundërveprimin më të fortë fizik ndaj manovrave ushtarake detare të Koresë së Jugut, që pritet të fillojnë në afërsi të kufirit të debatueshëm detar gjatë kësaj jave. Ushtria e Koresë së Veriut tha se manovrat ishin një akt i paprecedentë provokimi dhe paralajmëroi të gjitha anijet civile që të qëndrojnë larg nga zona kufitare. Koreja e Jugut planifikon të zhvillojë një manovër pesëditore me nëndetëse në bregun perëndimor të gadishullit korean, duke filluar nga dita e enjte. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut kërcënoi me shpagim bërthamor për një manovër të përbashkët nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›