Të dënuarit jashtë shtetit, si transferohen në Shqipëri
Shtetasi shqiptar që vuan dënim me burgim në një shtet të huaj, me kërkesë të tij, mund të transferohet në Shqipëri për vazhdimin e vuajtjes së dënimit të dhënë në shtetin e huaj. Ligji “Për marrëdhëniet juridiksionale me shtetet e huaja në çështjet penale” që ka hyrë në fuqi në fillim të muajit shkurt të këtij, parashikon se shtetasi shqiptar i dënuar me burgim mund të transferohet vetëm me pëlqimin e shtetit që e ka dënuar, me kusht që shtetasi shqiptar i dënuar të ketë shprehur pëlqimin për transferimin dhe që pjesa e mbetur e dënimit të mos jetë më pak se gjashtë muaj. Ndërkohë, një gjykatë shqiptare procedon me njohjen e një vendimi penal të huaj, kur ajo kërkohet nga Ministria e Drejtësisë mbi bazën e një kërkese nga shteti dënues për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit penal. Vendimi penal i huaj mund të ekzekutohet si ndaj shqiptarëve, të huajve apo edhe personave pa shtetësi.
#