Topi: 21 janari s’duhej të kishte ndodhur

Përpos kushteve të tjera, Topi shprehet se 21 janari ndikoi në mosmarrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Evropian gjatë këtij viti. “Ngjarje që krijuan një situatë shumë të rëndë në Shqipëri dhe besoj se krijuan atë kusht paraprak që të mos merrej në konsideratë si një element pozitiv në integrimin e Shqipërisë në BE”, i cilëson Topi ngjarjet e janarit.
Lidhur me marrëdhëniet e tij të acaruara me kreun e maxhorancës, njëkohësisht kryeministrin e vendit Sali Berisha, Presidenti Topi thekson se akuzat e bërë së fundi ndaj tij, janë të pabaza. “Mua më jep kënaqësi mendimi i qytetarit. Dhe meqë jemi vazhdimisht në kontakt me qytetarët unë marr konsiderata të tjera nga qytetarët”, u shprehet Topi më tej.
/Start/
2011-12-29 22:20