E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 1 mijë policë të rinj në radhët e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, deklaroi se shtimi i këtyre forcave vjen në kuadër të strategjisë për parandalimin e krimit.

 Por shtoi se edhe në shumë zona, numri i policëve është i pakët.

“Sensibilizimi i opinionit do të jetë sfida jonë për vitin që vjen. Do të ndërmarrim të gjitha masat e duhura me qëllim parandalimin e krimeve dhe të jemi më pranë komunitetit”, tha z.Burgaj.

 Ai gjatë së enjtes foli edhe për vrasjet e bujshme, ku megjithatë, edhe kësaj here tha se po zhvillohen hetime intensive, por nuk bëri të ditura detaje për shkak të sekretit hetimor. /Start/

                                                                                             2011-12-30 08:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›